Site icon Telegrafi

Vendosi golit i Gattit, Juventusi merr fitore minimale ndaj Sportingut

Juventusi ka shënuar fitore ndaj Sportingut me rezultat 1-0 në Allianz Stadium në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Evropsës.

Portugezët ishin më kërkuese në pjesën e parë, duke rrezikuar me Hidemasa Motira, Sebastian Coates dhe Pedro Concalves.

Zonja e Vjetër kishte vetëm një rast me Federico Chiesan në këtë pjesë lojë.

Fillimi i pjesës së dytë ishte i dobët sa i përket rasteve, ndërsa goli erdhi në mesin e këtij fraksioni.

Federico Gatti shënoi nga afër për 1-0, duke ia dhënë fitoren Juventusit.

Sporting ka mundur të barazojë rezultatin në dy raste me Hector Bellerin, por Mattia Perin ishte i jashtëzakonshëm me dy pritje radhazi.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Portugali. /Telegrafi/

Exit mobile version