Gjykata e Apelit në Shkup sot i konfirmoi masat e paraburgimit për regjisorin Boris Damovski, aktorin Vllado Jovanovski dhe ish-shefin e sigurimit të Trajko Veljanoskit, Goran Gjoshevski.
Nga Gjykata e Apelit informuan se avokatët e të paraburgosurve kanë kërkuar heqje të paraburgimit dhe caktim të një mase më të butë apo arrest shtëpiak.
Damovski, Jovanovski dhe Gjoshevski përfituan masë paraburgimi për pjesëmarrje në ngjarjet në Kuvendin e RM-së më 27 prill të këtij viti./Telegrafi/