Telegrafi

Vendosi fishekzjarrin në të pasme, i vuri flakën – i riu nga Skocia e pësoi keq

Një i ri nga Skocia është kritikuar ashpër për shkak të një veprimi të pamenduar mirë, ku në një video amatore të publikuar në internet shihet se si fishekzjarrin e vë në të pasmet, dhe nga aty tenton t’ia lansojë në ajër një mik.

Megjithatë jo gjithçka siç e kishte planifikuar, pasi në momentin që e ndezi zjarri u përhap dhe filloi t’ia djeg shpinën, duke bërë që të bërtet dhe vrapojë nëpër oborr sikur të ishte i çmendur, transmeton Telegrafi.

Ende nuk dihet identiteti i të riut në video, por gjykuar nga të folur ai kishte theks skocez, kurse veprimi i tij është kritikuar ashpër nga të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon.

Megjithatë, një gjë është e sigurtë që ai sigurisht se ka marrë leksion nga ky veprim, dhe në të ardhmen nuk do ta provojë sepse pasojat mund të jenë edhe fatale për të. /Telegrafi/