Vitin e kaluar kemi shkruar për një burrë që po transportonte një dem 600 kilogramësh me veturën e tij. Menduam se ishte gjëja më e çmendur që kishim parë ndonjëherë.
Çfarë gabimi! Videoja e radhës i shtyn kufijtë, aq sa pyesim veten – a është autentike?!
Videoja është publikuar në platformën ItemFix, me mesazhin “Transport elefant”, dhe pa detaje të tjera.
Shohim një kamionçinë me një “kargo” të pazakontë dhe pas pak çastesh kamera tregon se sa shpejt lëvizin mjetet.
Përdoruesit janë kryesisht të befasuar, por ka edhe nga ata që dyshojnë në vërtetësinë e skenës.
“Kjo nuk është e vërtetë”, “Elefanti është fals, prej letre”, “Një reklamë fantastike për një prodhues kamionësh”, lexojnë disa nga komentet.
Të tjerët bënin shaka, me një person që shkruante s “shpresoj që shoferi të mos duhej të frenonte”.
Çfarë mendoni për këtë video? Na shkruani në komente. /Telegrafi/