Ministria e Infrastrukturës njofton se të enjten do të vendoset trari i fundit fundit në urën e autostradës “Arbën Xhaferi”.
Sipas njoftimit i pranishëm në këtë ngjarje do të jetë ministri Pal Lekaj.
“Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, merr pjesë në vendosjen e trarit të fundit në urën 407 të autostradës ‘Arbën Xhaferi’. Ekipet e mediave do të priten nga punonjësit e projektit në orën 13:30 në nyjën lidhëse në Doganaj dhe do të shoqërohen deri tek pika më e lartë e urës më të gjatë në rajon”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/