Qeveria Shqiptare miratoi në mbledhjen e djeshme vendimin për themelimin e Qendre kineze në Shqipëri.
Kështu, me propozim të ministres së Kulturës, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, është miratuar në parim marrëveshja ndërmjet Kinës dhe Shqipërisë, për themelimin e Qendrës Kulturore të Kinës në Shqipëri. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.