Site icon Telegrafi

I vendoset stimulues kardiak foshnjës pesë mujore në klinikën Zhan Mitrev

Në spitalin “Zhan Mitrev” në Klinikën për Kardiokirurgji për herë të parë është vendosur stimulues kardiak tek një foshnje 5 mujore.

Foshnja e cila peshon 4.5 kilogram, ka sindromin “Down”, ndërsa me sukses po shërohet nga operacioni në defektin septal atrioventikular dhe pritet të dalë nga spitali.

Stimuluesi (pejsmejker) i cili për herë të parë është vendosur tek një fëmijë i moshës së tillë, është vendosur për shkak të çrregullimit të ritmit të zemrës. “Pejsmejkeri” është stimulues i përhershëm epikardial i dyfishtë.

Ekipi i spitalit “Zhan Mitrev” i udhëhequr nga mjeku Vlladimir Çadikovski dhe mjeku Zhan Mitrev, në bashkëpunim me profesorin Nikolla Gjorgov e kanë vendosur stimuluesin kardiak tek foshnja.

Exit mobile version