Site icon Telegrafi

Vendoset pllakë e departamentit të patentë shoferëve në ish-objektin e komunës paralele në veri të Mitrovicës

Në ish objektin e komunës paralele në veri të Mitrovicës, është vendosur një pllakë e re e departamentit të patentë shoferëve.

Ky veprim vjen si rrjedhojë e mbylljes së disa prej komunave paralele në veri të vendit.

Gazetarja e Telegrafit, Blinera Mehmeti ka sjell pamje nga momenti i këtij veprimi, ku të pranishëm kanë qenë edhe Policia e Kosovës.

Të premten është zhvilluar aksion policor për mbylljen e pesë komunave paralele serbe në veri.

Ky aksion është dënuar nga faktori ndërkombëtar si tjetër veprim i pakoordinuar i Qeverisë, që rrezikon t’i përshkallëzojë panevojshëm tensionet dhe ta minojë reputacionin e Kosovës si partnere të besueshme.

Në aksionin e së premtes u mbyllën pesë komuna paralele që vepronin në të ashtuquajturin Qarkun Administrativ të Mitrovicës, ku përfshihen komunat e Mitrovicës, Zveçani, Zubin-Potok dhe Leposaviq, e të cilat dyshohet se lëshonin dokumentacion të falsifikuar. /Telegrafi/

Exit mobile version