Site icon Telegrafi

Vendoset gardh rreth QTQ-së, fillon barokizimi?

Rreth Qendrës Tregtare të Qytetit (QTQ) mbrëmë është vendosur gardh, ku sipas komenteve në rrjetet sociale aludohet se janë vendosur për ndërtimin ose vendosjen e fasadës barok, siç ka bërë deri më tani qeveria, transmeton Telegrafi Maqedoni nga Fokus.

Gardhi është i vendosur në anën parkut Gruaja-Patriote, pothuajse gati deri te Porta triumfale. Deri tani asnjë tregues se kush e ka vendosur ose për çfarë qëllimi.

Qeveria solli vendim për të vendosur fasadën barok të QTQ, kurse vendimi u botua në Gazetën Zyrtare më 3 korrik të këtij viti, pavarësisht nga të gjitha protestat e organizatave dhe qytetarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version