Në një kafe-bar “Kafe In” mbrëmë rreth orës 23:30 është vendosur një bombë.
Nga Prokuroria Publike deklarojnë se me praninë e njësisë për mbrojtje antiterrorist, së parë është vërtetuar se mjeti është një bombë e cila me urdhër të prokurorit publik është larguar, siguruar dhe dërguar për ekspertizë.
Gjithashtu është dhënë urdhër për zbardhjen e tërësishëm të rastit.
Nga Ministria e Brendshme për rastin deklaruan se bëhet fjalë për bombë shkollore që nuk kishte mbushje eksplozive.
“Nuk ka persona të dëmtuar apo dëm materiale”, deklarojnë nga Ministria e Brendshme.
Kjo është hera e dytë që në një periudhë prej 10 ditësh, të vendoset bombë në kafene në qendër Prilepit./Telegrafi/