Telegrafi

Vendoseni kavanozin me oriz në dollap menjëherë: Pas vetëm disa ditësh do të kënaqeni me rezultatin

Do ta vini re shumë shpejt dallimin

Nëse dëshironi që dollapët dhe dhoma juaj gjithmonë të kenë aromë të këndshme, ju mjafton një kavanoz i qelqit, oriz dhe disa pika vaj eterik.

Orizi përthith në mënyrë të përkryer aromat e vajit esencial, kështu që do ta mbajë me aromë veshjen tuaj për disa muaj.

Është një zgjedhje më e mirë se freskuesit e blerë të ajrit, sepse nuk përmban kimikate.

Ju mund të zgjidhni vaj të çdo arome, transmeton Telegrafi.

Vaji i limonit është më efektiv nëse doni të eliminoni aromat e pakëndshme.

Bëhet duke mbushur një kavanoz me oriz, duke shtuar 10 deri në 20 pika vaj esencial. Mbulojeni dhe tundeni mirë që vaji të shpërndahet në mënyrë të barabartë.

Hiqeni kapakun, mbulojeni kavanozin me napë dhe fiksojeni me një brez gome. Kur vini re se intensiteti i erës është ulur, thjesht tundni kavanozin ose shtoni disa pika vaj.

Përveç dollapit të rrobave, mund ta përdorni edhe si freskues i dhomës.

/Telegrafi/