Site icon Telegrafi

Vendosen tabelat informuese në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e tjera në Komunën e Zveçanit

Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka njoftuar për vendosjen e tabelave në gjuhën shqipe dhe gjuhë të tjera në këtë komunë, përfshirë mesazhet “Mirë se vini” dhe “Rruga e mbarë”.

“Mirë se vini në Zveçan! Pas 25 vitesh, kemi arritur të vendosim tabelat informuese në shqip dhe në gjuhë të tjera në komunën tonë,” deklaroi Peci.

Ai theksoi se këto tabela janë të rëndësishme jo vetëm për banorët, por edhe për vizitorët, duke u ofruar ndihmë dhe orientim.

“Ato shprehin vlerat e diversitetit dhe bashkëjetesës, që janë të çmuara në zonën tonë”.

“Ky është një hap që tregon angazhimin tonë për promovimin e gjuhëve zyrtare në hapësirat publike,” u shprehi kryetari i komunës./Telegrafi/

Exit mobile version