Site icon Telegrafi

Vendosen tabela vetëdijësuese për mbrojtjen e lumenjve në Mitrovicë, për hedhje të mbeturinave gjobat do të jenë deri në 500 euro

Tabela vetëdijësuese

Gjatë ditës së sotme janë vendosur tabela vetëdijësuese për mbrojtjen e lumenjve dhe që qytetarët të mos hedhin mbeturina në këto hapësira.

Kjo është bërë nën moton “Mos e ndot lumin – ruaj pasurinë tonë natyrore!”, shkruan Telegrafi.

Në këto tabela bëhet e ditur se qytetarët janë në vëzhgim të kamerës dhe se kush hedh mbeturina gjoba për të do të jetë deri në 500 euro.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Mitrovicës, Egzon Sadiku ka thënë se këto tabela vetëdijësuese janë vendosur edhe për të promovuar një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.

“Për të mbrojtur lumenjtë tanë nga ndotja dhe për të promovuar një mjedis të pastër e të shëndetshëm, janë vendosur tabela vetëdijësuese që nxisin qytetarët të mos hedhin mbeturina në lumë”, ka thënë Sadiku.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme, tabela të tilla janë vendosur për t’i ruajtur hapësirat e gjelbëruara.

Kjo ishte bërë nën moton “Mos e shkel barin – ruaj të gjelbrën!”.

Tabela vetëdijësuese

“Për të ruajtur hapësirat tona të gjelbëruara dhe për të promovuar një mjedis më të pastër dhe të shëndetshëm, janë vendosur tabela vetëdijësuese që nxisin qytetarët të mos shkelin barin”, kishte thënë Sadiku. /Telegrafi/

Exit mobile version