Telegrafi

Vendosen projektet për rajonin juglindor në Maqedoni për vitin 2017

Këshilli për zhvillimin e rajonit juglindor, sot në Gjevgjeli vendosi për prioritetet e projekteve të vitit 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seancën e udhëhoqi kryetari i Këshillit, Ivan Frangov, i cili tha se lista e vendosur, përmes të cilës aplikohet në Zyrën për zhvillim rajonal, janë projekte me realizimin e të cilëve do të përfitojnë qytetarët e tri komunave të rajonit juglindor.

Frangov theksoi se, në përpunim gjithashtu janë shpalljet publike për propozim-projektet me zhvillim special, për të cilin do të nevojiten më shumë se 17 milionë denarë, si dhe për zhvillimin e fshatrave në vitin 2017, për të cilët janë planifikuar 8,5 milionë denarë./Telegrafi/