Ministria e punëve të jashtme të Maqedonisë njofton se janë vendosur marrëdhënie diplomatike ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Maltës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deri te kjo pikë erdhi pas kontakteve të vazhdueshme politike dhe diplomatike përgjatë vitit 2016 ndërmjet të dy vendeve. Këto marrëdhënie janë vendosur 26 vite pas shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë.
MPJ-ja bën të ditur se është propozuar edhe emërimi i ambasdorëve jorezident dhe dërgimin e një diplomati maqedonas në La Valeta./Telegrafi/