Klientet e një restoranti në Sunderland të Anglisë, e vendosën një fije floku në picë në përpjekje që të fitojnë ndonjë dëmshpërblim, si ushqim shtesë apo pije.
Në momentin që ato u ankuan, kamerierët e morën picën e shtatë funteve dhe kërkuan falje, duke mos llogaritur se ka ndonjë mashtrim, transmeton Telegrafi.
Fakti që fija e flokut, nuk përputhej me asnjërin pjesëtar të stafit që po punonte atë ditë, i bëri të gjithë të dyshimtë.
Kur kthyen filmimet e kamerave të sigurisë, u panë veprimet e tyre të pështira mbi ushqim, para se njëra ta shkulte fijen nga bishtaleci.
“Rregulli ynë i artë, është që ta trajtojmë klientin në mënyrën më të mirë. Por, nuk presim sjellje të tilla” thuhet në pamjet e shpërndara. /Telegrafi/