Site icon Telegrafi

Vendosen dy rekorde olimpike në not: Kaylee McKeown dhe Daniel Wiffen arrijnë medaljet e arta

Notarja australiane Kaylee McKeown dhe notari nga Irlanda e Veriut, Daniel Wiffen, fituan medaljet e arta olimpike duke vendosur rekorde të reja olimpike në 100 metra shpinë dhe 800 metra stil i lirë.

Të martën në mbrëmje, McKeown mbrojti titullin e saj në Tokio në një betejë të shpejtë dhe të furishme me Regan Smith, duke fituar të artën pasi përfundoi garën për 57.33 sekonda.

Rekorduesja botërore amerikane Regan Smith fitoi medaljen e argjendtë me 57.66 sekonda, ndërsa bashkatdhetarja e saj Katherine Berkoff fitoi medaljen e bronztë me rezultat 57.98.

 

Rekord olimpik vendosi edhe irlandezi Daniel Wiffen duke fituar garën e 800 metra me rezultat 7:38.19.

Rekordin e mëparshëm olimpik e mbante ukrainasi Mihajlo Romanchuk, i cili notoi në Tokio me kohën 7:41.28.

 

Wiffen është irlandez i veriut dhe me këtë fitore ai u bë olimpisti i parë nga Irlanda e Veriut që fitoi medaljen e artë olimpike.

Në disiplinën e fundit të programit të mbrëmshëm, finalja e stafetës 4×200, britanikët (James Guy, Tom Dean, Matthew Richardas, Duncan Scott) fituan të artën me kohën 6:59.43, përpara SHBA-së (7:00.78) dhe australianëve me kohë (7:01.98). /Telegrafi/

 

Exit mobile version