Një çift nga Alabama e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është arrestuar nën akuzën e vendosjes së një bombe të rreme në një shkollë.
Alarmi i rrem ishte dhënë për sulm terrorist në shkollën fillore, kurse pas arrestimit çifti ka deklaruar se bombën e rrejshme e ka vendosur për të regjistruar policinë, gjatë ndërhyrjes për asgjësimin e bombës.
Por policia beson se qëllimi i të arrestuarve mund të ishte tërheqja e vëmendjes së policisë përmes kërcënimit me bombë, në mënyrë që të mund të vidhin një bankë që gjendje afër shkollës, transmeton KosovaPress.