Në prag të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në disa rrugë të Kosovës janë vendosur billborde të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Billborde me imazhin e Hashim Thaçit janë parë në Veternik, në rrugën e aeroportit “Adem Jashari”, në fshatin Sllatinë dhe Harilaq.
Në këto billborde krahas fotos së ish-presidentit është shënuar edhe fraza “Shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik”.
Kujtojmë Hashim Thaçi ishte kryeministër më 17 shkurt 2008 dhe kishte lexuar Deklaratën e Pavarësisë, me të cilën Kosova u shpall shtet i pavarur dhe demokratik.
Ndryshe, ish presidenti Hashim Thaçi bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020./Telegrafi/