Site icon Telegrafi

Vendosen 700 pjestarë të forcave të sigurisë të Maqedonisë në kufirin maqedono-grek

Rreth 700 pjestarë të batalionit të kombësorisë të forcave të sigurisë së Maqedonisë, sot janë vendosur në kufirin jugor të vendit. Ky hap ka ardhur pas zhvillimeve të fundit, kur refugjatët tentuan që me dhunë të kalojnë kufirin dhe të futen në territorin e Maqedonisë, transmeton Telegrafi.

Ky tentim i refugjatëve solli reagimin e policisë, e cila me shok bomba dhe gaz lotsjellës tentuan që t’i zmbrapsin, situatë me pasojë lëndime të dy policëve.

Megjithatë, sot situata në kufirin jugor është e qetë, kurse migrantët bëjnë thirrje që të hapet kufiri për kalimin e tyre drejt Bashkimit Evropian, ndërkaq kufiri është forcuar edhe në anën e Greqisë./Telegrafi/

Exit mobile version