Telegrafi

Vendosë të jetojë pa vetëshërbim

Fergus Drenan nga Kenti ka deklaruar se do të hajë vetëm ushqimin i cili mund të gjendet në rrethin prej 15 kilometrave nga shtëpia e tij në fshat. Kjo do të thotë se në meny do të ketë kërpudha të ndryshme, dredhëza, bar, luleradhiqe por edhe kafshët, të cilat do të pësojnë në rrugën lokale, gjë që ngjan shumë shpesh në atë vend.

Drenan thotë se një mënyrë të tillë të ushqimit veçmë e ka provuar një herë në jetë dhe kjo kishte ndodhur për një muaj.

"Kurrë në jetë nuk jam ndier aq mirë si atëherë dhe për këtë kam vendosur që të përsëris këtë përjetim, por kësaj here kjo do të zgjasë një vit ", ka thënë Fergus.