Telegrafi

Vendosë shënim të detajuar që mos t’i marrin ushqimin nga frigoriferi (Foto)

Në rrjetin social Reddit, është postuar një fotografi që e tregon shënimin e një personi i cili është lodhur nga bashkëbanuesi që ia vjedhë ushqimin.

‘Cimeri’ i tij i njohur vetëm si Brendi, e ka publikuar fotografinë ku tregohet në detaje se çfarë ka në enë dhe të mos ia prekë, transmeton Telegrafi.

“I kam shtatë karkaleca deti dhe 4,562 kokrra oriz”, fillon letra tij e cila ka marrë shumë pëlqime dhe shpërndarje.

“Mund ta hash vetëm një karkalec  dhe kokrrat e orizit t’i ndani në gjysmë”, është komentuar me mahi ky postim. /Telegrafi/