Kështu, në ofertë janë gjetur – shtëpia dhe çdo gjë që është në të, automjeti, motoçikleta, miqtë dhe puna e tij.
Ian Usher, një australian 44-vjeçar, ka deklaruar për televizionin lokal se dëshiron “një jetë tërësisht të re, dhe të shoh se ku do e dërgojë kjo gjë".
Blerësit potencialë do të mund të konkurrojnë për jetën e tij deri në fund të muajit qershor të këtij viti.
Usher ka ardhur në Australi nga qyteti anglez Scarborough para gjashtë vitesh, dhe është bërë shtetas australian në vitin 2006. Me bashkëshorten e tij Laura ai është ndarë vitin e kaluar pas pesë vitesh martesë.
Blerësi i suksesshëm do të ketë qasje në miqtë Ian Usherit dhe afat provues dyjavor në punën e tij të tregtisë së tepihëve, me mundësi të punësimit të përhershëm.