Ky menaxher 51-vjeçar i një kompanie të sigurimeve në Madison, në shtetin Connecticut, thotë se këtë punë e ka bërë për shaka dhe për të thyer monotoninë e një vikendi me shi, shkruajnë mediat lokale.
Në shpalljen e tij, Amatrudo thekson se “ka pasur mjaft dobi nga ta gjatë 50 viteve të fundit, por se tani është koha për ndryshime", prandaj dëshiron t’i shes për 155 dollarë ose t’i shkëmbejë me një çift të prindërve më të rinj, pompë për zgjatje të organit gjenital mashkullor “Erector” apo edhe për ndonjë “biondinë të nxehtë”.
Ai thotë se ka pranuar qindra oferta nga mbarë Amerika. Shumica e të interesuarve kanë dashur të dinë kush i paguan shpenzimet e transportit dhe sa gjatë duhet të pritet për “dërgesën".
Amatrudo thekson se prindërit e tij Ed dhe Arlene kanë sens të mirë humori dhe se shpalljen e kanë pranuar me buzëqeshje.