Site icon Telegrafi

Vendos një çip në dorë – tani mund ta hapë Teslën

Ka shumë gjëra që mund të ndodhin në botë dhe ato më nuk po na befasojnë.

Pothuajse… Asnjëherë…

Pronari i një veture Tesla në Detroit ka implantuar një çip në dorën e tij.

Brandon Dalaly ka paguar 400 dollarë që t’i vendoset një çip në dorën e djathtë.

Lajmi është shpërndarë në një video në platformën X.

Atje mund të shihni si Dalaly hap veturën gjersa videoja ka shkaktuar shumë reagime dhe një nga pyetjet më të shpeshta është “çfarë do të bësh kur ta shesësh veturën?”

Megjithatë, Dalaly ka menduar për këtë, pasi çipi nuk është i lidhur me një veturë të caktuar.

Ai mund ta riprogramojë, nëse blen një Tesla të re.

Pra, Tesla do të ketë një klient të vazhdueshëm, përveç nëse marka amerikane ndryshon mënyrën e aktivizimit të automjeteve. /Telegrafi/

Exit mobile version