Një tjetër grabitje e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Rastin e ka zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se ngjarja ka ndodhur saktësisht në një lokal në rrugën B të kryeqytetit.
”Jemi informuar se teksa një person po mbyllte lokalin e tij, aty kishte shkuar një person i dyshuar i maskuar (në fytyrë të vendosur kishte një maskë si lodër e fëmijëve) dhe nën kërcënim të armës ka kryer grabitjen”, është shprehur Hoxha.
Sipas Hoxhës, pas grabitjes, i dyshuari ishte larguar në këmbë në drejtim të rrugës “Muharrem Fejza” e cila rrugë të shpie deri në Matiqan.
Në këtë rast nuk raportohet se ka persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe është iniciuar rasti qe i dedikohet njësisë së hetimeve për procedura të mëtejme, ndërsa nuk raportohet ende për të arrestuar. /Klan Kosova/