Site icon Telegrafi

Vendos bosi, Wengerit i ofrohet kontratë e re

Arsenal ka vendosur t’i ofrojë një kontratë të re Arsene Wengerit.

The Times raporton se klubi londinez ka përgatitur një marrëveshje të re dy-vjeçare për francezin, pavarësisht dështimit të tyre për të fituar titullin këtë sezon në Ligën Premier.

Kështu së paku ka vendos aksionari më i madh në klub, Stan Kroenke, i cili është i kënaqur me punën 20-vjeçare të francezit, transmeton Telegrafi.

Por, pjesa më e madhe të tifozëve të Gunners nuk e duan 66-vjeçarin edhe sezonin e ardhshëm.

Klubi nuk do të përkulet para presionit të tifozëve dhe do të mbështet qëndrimin e francezit në krye të shtabit teknik të Arsenalit, ndërsa kontrata e Wengerit me Gunners përfundon verën e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version