Drejtoria e doganave të Maqedonisë bën të ditur se vendkalimi kufitar në Tabanoc do të rindërtohet, prandaj do të vendoset një regjim i ri komunikacioni, ku do të vendosen sinjalistika të posaçme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projekti përfshinë zgjerimin dhe ndërtimin e disa objekteve, përfshirë një korsi shtesë komunukacioni për lëvizjen e automjeteve transportuese.
Gjithsej 1.8 milionë euro do të kushtojë rindërtimi i vendkalimit, mjete këto të siguruara nga IPA fondet dhe me financa të vendit.
Sipas agjencisë së lajmeve AIM, tashmë është përzgjedhur edhe kompania që do t’i kryej punimet që do të zgjatin deri në fund të vitit 2017./Telegrafi/