Telegrafi

Vendkalimi kufitar Qafë Thanë me terminal të ri doganor

Vendkalimi kufitarë Qafë Thanë të Qafë Thanës do të bëhet me terminal të ri doganor pasi Drejtoria e doganave të Maqedonisë ka shpallur tenderin për ndërtimin e terminalit të ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me hapjen e këtij terminali doganor pritet në masë të madhe të lehtësohet qarkullimi i mallrave dhe njerëzve mes dy vendeve fqinje.

Objekt i ri për shërbime doganore do të përbëhet edhe nga objekt për kontroll të automjeteve të ngarkuara në depo, ndërtesë për ndjekje dhe hulumtime, tualet të përgjithshëm, punkt kontrollues, përmirësim të objektit ekzistues, elektro instalacione të jashtme dhe të brendshme, instalacione të brendshme termo teknike, ujësjellës, mbrojtës kundër zjarrit, kanalizim fekal dhe atmosferik me stacion pastrimi për ujrat e zeza, sinjalizim komunikacioni horizontal dhe vertikal dhe rrethojë e vendit ku gjindet terminali.

Vendkalimi kufitar në Qafë Thanë është një ndër më të ngarkuarit në vend, ndërsa nga Drejtoria e doganave kanë njoftuar se investimi është pjesë e modernizimit të pikave doganore, me qëllim të harmonizimit të tyre me standardet e BE-së. /Telegrafi/