Telegrafi

Vendkalimi që rrezikon këmbësorët në Miradi të Fushë Kosovës, qytetari rrëzohet duke kaluar rrugën

Një person gjersa ishte duke kaluar në vendkalimin për këmbësor, por që është vendosur në vend të gabuar në magjistralen Fushë Kosovë-Pejë, saktësisht në Miradi të Ulët është rrëzuar, duke rrezikuar jetën e tij nga një automjet në lëvizje.

Telegrafi ka siguruar videon përmes një lexuesi të saj, ku shihet këmbësori duke kaluar zebrat, por që janë bllokuar nga mbrojtëset/hekurat e rrugës magjistrale. /Telegrafi/