Një aksident me fatalitet ka ndodhur të dielën në Tiranë.
Euronews Albania ka siguruar videon e kamerave të sigurisë që tregojnë aksidentin e rëndë të kësaj të diele në Astir.
Nga pamjet shihet se qytetari ka kaluar rrugën në një zonë e cila nuk është përcaktuar për këmbësorët, ndërsa makina e ka marrë para duke e “fluturuar” në ajër dhe duke e lënë të vdekur në vend.
Aksidente të tilla janë shtuar sëfundi edhe në Kosovë.
Kjo për shkak se qytetarët vazhdojnë ta kalojnë rrugën në hapsirat ku nuk është e lejuar.