Telegrafi

Vendimi i ri i Qeverisë për parandalim të COVID-19, pezullohet puna në çerdhe në tërë Kosovën

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar vendime për masat që do të ndërmerren në funksion të luftimit dhe parandalimit të pandemisë COVID-19.

Në kuadër të këtyre masave, Qeveria ka paraparë të pezullojë veprimtarinë e çerdheve publike e private.

Lexo po ashtu Masat e reja të Qeverisë për COVID-19: Preken kopshtet, qendrat tregtare, disa komuna dhe shumë veprimtari të tjera

“Në vazhdim të masave tjera të luftimit dhe parandalimit të COVID-19, Qeveria ka pezulluar veprimtarin e çerdheve publike dhe private (me kusht që njëri prind të lirohet nga puna për kujdes ndaj fëmijëve që janë nën moshën 10 vjeçare) aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Qeveria poashtu ka marrë vendim që bartja e maskave për fytyrë mbetet obligative për të gjithë qytetarët në të gjitha aktivitetet jashtë shtëpive/banesave të tyre, si dhe mbajtja e distancë fizike prej 2m në ambiente të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave të tyre. /Telegrafi/