Telegrafi

Qytetarët e Prishtinës, të pakënaqur me kategorizimin e tatimit në prona (Video)

Komuna e Prishtinës ka bërë kategorizimin e pagesës për tatimin në pronë, duke tentuar që qytetarët të cilët jetojnë në qendër të paguajnë më shumë, derisa ata që jetojnë në periferi të paguajnë më pak.

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka theksuar për RTV Dukagjini se ky proces do të “vendos rregull në pagesat e tatimit në pronë”, transmeton Telegrafi.

“Qëllimi është që të ketë barazi në Prishtinë, ashtu që të pasurit të paguajnë më shumë tatim dhe të varfrit të paguajnë më pak”, ka thënë ai.

Por, me këtë kategorizim nuk janë të kënaqur qytetarët. /Telegrafi/