Telegrafi

Vendimi politik që FSK e bën FAK (Video)

Kreu ushtarak i Forcës, gjeneral-lejtnant Rrahman Rama, ua ka kujtuar edhe një herë ligjvënësve se trupat që ai i udhëheq po presin vetëm vendimin politik për të nisur misionin ushtarak, për të cilin ka thënë se po përgatitën tash e tre vjet, raporton KTV.

Në raportimin e tij vjetor, Rama, para komisionit që e mbikëqyr Forcën, ka thënë se janë duke finalizuar hartimin e draftit të planifikimit afatgjatë prej 10 vjetësh, i hartuar në partneritet me ushtrinë amerikane.

Ai ka theksuar se pas ditës D, prioriteti kryesor i Forcës, përveç rritjes se numrit të pjesëtarëve të Forcës, shndërrimit të MFSK-së në Ministrinë e Mbrojtjes, gjëja e parë është investimi në Komandën e Trajnimit dhe Doktrinës, apo thelbin e ushtrisë.

Bojan Metiq nga Lista Serbe ka deklaruar se kjo çështje për komunitetin serb është e ndjeshme.

“Ne shumë shpejt do ta kemi një vendim unik për të ardhmen e Forcës”, ka thënë ai.

Derisa Nuredin Ibishi nga LDK-ja pyeti rreth xhipave, për të cilët raportoi KTV-ja ditë më parë.