Lionel Messi ditë më parë njoftoi se karriera e tij me Kombëtaren e Argjentinës ka marrë fund.
Ylli i Barcelonës u dëshpërua shumë pasi humbi finalen e Kupës së Amerikës ndaj Kilit në penallti.
Kësisoj pas ndeshjes Messi tregoi se nuk do të luajë më me Argjentinën dhe se vendimi i tij është i menduar mirë.
Por në Argjentinë nuk duan të dëgjojnë për këtë vendim duke kërkuar nga presidenti deri tek tifozët kthimin e tij në Kombëtare.
Megjithatë e përditshmja katalunase, Mundo Deportivo ka shkruar se vendimi i Messit nuk do të ndryshohet dhe është përfundimtar që nuk do të luajë më për Argjentinën. /Telegrafi/