Telegrafi

Vendimi për paraburgimin e të akuzuarve për rastin “Perandoria” do të merret me dyer të mbyllura

Jo në seancë publike, por me dyer të mbyllura do të jepet vendimi për kërkesat rreth paraburgimit të të dyshuarve për rastin e PSP-së “Perandoria”. A do të dalin nga burgu i “Shuto Orizares” në burg shtëpiak Orçe Kamçev, Sasho Mijallkov dhe Cvetan Pandellevski do të dihet sot pasdite, përcjell Telegrafi Maqedoni.

PSP vetëm se ka propozuar paraburgim shtëpiak për biznesmenin dhe ish-funksionarin Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski të akuzuar për rastin “Titanik”.

Nga Gjykata Penale sot njoftuan se Janakieski dhe Bozhinovski qëndrojnë në paraburgim.

Nga Gjykata Penale gjithashtu thonë se mendimi i PSP-së për ato nuk është obligues dhe se ato vendosin për ankesat e të akuzuarve./Telegrafi/