Telegrafi

Vendimi për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkoskit nga Athina do të merret në muajin maj

Seanca gjyqësore në Athinë, në lidhje me dy të arratisurit nga drejtësia e Maqedonisë, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, përfundoi pas një orë kohëzgjatjeje.

Vendimi për të ekstraduar, ose jo, dyshen e shumëpërfolur, do të publikohet më 18 maj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me kërkesë të avokatëve, seanca ishte e mbyllur.

Përndryshe, për Grujevskin dhe Boshkovskin janë procesuar tre lëndë të ndryshme gjyqësore, që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Njëri proces ka të bëjë me falsifikimin e dokumenteve, tjetri proces ka të bëjë me kërkesën për azil, kurse procesi i tretë ka të bëjë më kërkesën për ekstradim në Maqedoni. /Telegrafi/