Site icon Telegrafi

Vendimi për dhunuesit në Kuvendin e Maqedonisë do të sillet për dy ditë

Gjykata e Lartë në Maqedoni për dy ditë pritet të sjell vendim për ankesat ndaj paraburgimit ndaj dhunuesit e Kuvendit të Maqedonisë më 27 prill.

Deputeti Sasho Vasilevski duke kërkuar që të bëjë burg shtëpiak ka thënë para gjykatësit se nesë do të kishte dashur që të ik atë do ta bënte duke notuar në Liqenin e Ohrit për të ikur nga Maqedonia, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Edhe avokati i Goran Gjoshevskit, tha se nuk sheh arsye për frikë që klienti i saj të ikë nga Maqedonia.

Përndryshe, për këtë rast janë të akuzuar 35 persona dhe nga puna janë lëshuar 27 persona të punësuar në policinë e shtetit. /Telegrafi/

Exit mobile version