Site icon Telegrafi

Vendimi për deputetët e dhunshëm në Maqedoni do të shpallet javën që vjen

Edhe pse Gjykata e Lartë prej në fillim të javës që e lëmë pas tha se do të vendos për të diskutuar për ankesat e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Sasho Vasilevski dhe Krsto Mukoski, ata ende nuk kanë sjellë ndonjë vendim.

Vendimi për deputetët që vuajnë paraburgimin për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë që ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar, sipas TV Telmës, do të sillet javë që vjen, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe, nga Prokuroria Themelore Publike kanë njoftuar se janë duke e zgjeruar hetimin, shkaku i gjetjes së disa telefonatave të lidhura me dhunën në Kuvend. /Telegrafi/

Exit mobile version