Telegrafi

Vendimi për Azem Sylën merret nesër

Nesër pasdite do të merret vendimi për Azem Sylen. Këtë e ka konfirmuar gjyqtari i kësaj çështje.

Avokati mbrojtës i Azem Sylës, Tomë Gashi ka bërë të ditur se të gjitha hetimet për rastin e pronave në rastin e njohur si “Syla”, kanë nisur pas dëshmive të Nazim Bllacës të bëra në procesin gjyqësor “Bllaca 4”.

Azem Sylen  dyshohet si udhëheqës i grupit kriminal në keqpërdorim të pozitës për biznese me toka shoqërore që i ka kushtuar dëme buxhetit të Kosovës rreth 30 milionë euro, përcjell “zeri.info”

Po ashtu Syla dyshohet se ka të bëjë me rastin e tokave në Veternik dhe Çakllavicë ku janë të përfshirë shqiptarë dhe serbë.