Andrei Vochin, këshilltar i presidentit të Federatës së Futbollit të Rumanisë, Razvan Burleanu, njoftoi se do të dërgojnë dokumentet në UEFA të hënën dhe se vendimin e pret pas dy javësh.
Vochin deklaroi se nuk mendon se mund të ketë ndonjë vendim tjetër përveç fitores 3-0 të Rumanisë, ndërsa shtoi se UEFA do të shpallë vendimin brenda dy javësh.
“Nuk e dimë datën e saktë e vendimit. Nesër do të dërgojmë dokumentet për mbrojtjen në këtë rast. Dyshoj se në një ose dy javë do të ketë një vendim”.
“Nuk mund të bëhet kurrë në një kohë me të shkurtër ,jo deri të hënën, në ndeshjen e radhës”, deklaroi ai.
“Sa për atë që ndodhi, nuk shoh asnjë arsye pse rezultati të jetë 0-0 apo ndonjë tjetër veçse 3-0 për ne”, deklaroi Vochin për Digi Sport.
Deri në vendimin e UEFA-s, Rumania do të luajë kundër Qipros, ndërsa Kosova do të pres Lituaninë. /Telegrafi/