Telegrafi

Vendimi lehtësues për Dritan Dajtin, Meta: KLGJ dhe Prokuroria të vihen në lëvizje

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda që pranoi gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, duke i dhënë mundësi këtij të fundit ti shpëtojë burgimit të përjetshëm, ka sjellë edhe reagimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, që ka kërkuar hetimin e çështjes.

Meta tha se mbështet thirrjen e ambasadorit të BE-së, Soreca, i cili i kërkoi KLGJ-së dhe Prokurorisë të vihen në lëvizje për të verifikuar dhe hetuar çështjen.

“Mbështes reagimin dhe thirrjen e ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca. KLGJ dhe prokuroria të vihen në lëvizje për të verifikuar dhe hetuar çështjen në fjalë”- tha Meta.

Dritan Dajti vrau më 7 gusht 2009, 4 policë, gjatë një aksioni për kapjen e tij në Durrës.

Ai u dënua fillimisht me 4 burgime të përjetshme, por më pas Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, pas një maratone 9 vjeçare, vendosi dënimin e tij me 25 vite burgim. /Telegrafi/