Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pritet të ketë një konferencë për media sot në mëngjes për të komentuar dhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor.
Burime nga RTV Ora bën të ditur se konferenca do të mbahet në orën 08:00 dhe pritet të ketë një reagim të fortë nga ana e Presidentit Ilir Meta.
Vendimi i djeshëm i Kolegjit Zgjedhor, i cili rrëzoi padinë e Idajet Beqirit, u mor në mënyrë unanime nga 5 anëtarët e tij.
Kolegji Zgjedhor i dha të drejtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur Partinë e Unitetit Kombëtar, kur nuk e çregjistroi.
Kolegji praktikisht njohu 30 Qershorin si datën e zhvillimin të zgjedhjeve vendore.