Telegrafi

Vendimi i Ramës për protestë tjetër është i gabuar

Countryman e quan të gabuar vendimin e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama për të vazhduar me planet për organizimin e një proteste tjetër të premten. Ai tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, e cila transmetohet e plotë të mërkurën, se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë Shqipërinë me hetimet e ngjarjeve të 21 janarit.

Institucionet e pavarura në Shqipëri, thotë ai, janë të afta të bëjnë hetime të besueshme. Por udhëheqësit politikë duhet të heqin dorë dhe të mos t’i përdorin përpjekjet e prokurorëve si një mjet politik. “Ky nuk është një mjet për një palë të godasë tjetrën. Partitë duhet të mos përzihen, por të bashkëpunojnë me prokurorinë dhe të lejojnë që hetimet të vazhdojnë”, thotë zyrtari i lartë amerikan. /Telegrafi/