Telegrafi

Vendimi i FIFA-s, në Gjykatën e Arbitrazhit

Mirëpo, nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe deputeti i parlamentit të Kosovës, Bekim Haxhiu, mendon ndryshe. Njeriu i dytë i FFK-së hedh poshtë zërat që në Parlamentin e Kosovës nuk është diskutuar për sportin.

“Në parlament është folur dhe vazhdon të flitet për sportin. Vetëm unë me dhjetëra herë kam diskutuar për sportin, e këtë gjë e ka bërë edhe deputetja Vjollca Krasniqi. Unë në këtë rast flas në këndin e të dyja anëve edhe si nënkryetar i FFK-së, por edhe si deputet. Unë them se raportet në mes të FFK-së dhe politikës janë të mira”, ka thënë Haxhiu për Kosovapress.

Sipas tij, vendimi i fundit i FIFA-s është vendim politik dhe i papranueshëm për FFK. Ai thotë se FFK vendimin e FIFA-s do ta dërgojë në gjykatën e Arbitrazhit.

“Vendim i FIFA-s është i papranueshëm dhe ne do të reagojmë. Pavarësisht se presidenti i FIFA-s Stepp Blatter është një mik i yni, megjithatë ne duhet të reagojmë dhe do ta dërgojmë këtë gjë në gjykatën e Arbitrazhit. Dokumentet për gjykatën e Arbitrazhit janë duke u përgatitur dhe besohet se menjëherë pas vitit të ri të dërgohet në gjykatë rasti i Kosovës. Do t’i angazhojmë avokatët më të mirë të huaj dhe këtë padrejtësi që po na bëhet do ta fitojmë”, ka shtuar më tej Haxhiu.

Ndryshe, burime brenda FFK-së, thonë se vendimi i fundit i FIFA-s, ka një prapavijë. Sipas burimit të FFK-së vet FIFA ka treguar pikat në të cilat mund të ankohet FFK-ja. Ne e dimë se si dhe ku te ankohemi. Do ta fitojmë atë gjyq dhe pastaj FIFA vet do të dalë dhe do të deklarohet se ky është vendim i gjykatës se Arbitrazhit dhe nuk kemi çka ta bëjmë, e pastaj askush nuk ka se si të ankohet apo të reagojë”, ka thënë burim brenda FFK-së. /Telegrafi/