Telegrafi

Vendimi i FIFA-s i papranueshëm për FFK-në

“Informata në këtë shkresë është krejtësisht e ndryshme në përmbajtje, nga njoftimi i parë që është publikuar në uebsajtin e FIFA-s, të cilin keni pasur rast ta shihni edhe ju dhe i gjithë opinioni, si edhe në konferencën për media nga Blatter dhe që vlerësimet tona të para janë bërë duke u bazuar në këto njoftime”.

“Mirëpo, në shkresën që ka dërguar FIFA, dje thuhet se Kosovës i lejohet zhvillimi i ndeshjeve me grup-moshat e reja(që nënkupton U-15- U-21-23), përfaqësuesen e femrave dhe klubet e futbollit, por vetëm jashtë Kosovës dhe pa simbole shtetërore (Himn e Flamur), por me himn e flamur të FIFA-s, e kjo për KE të FFK-së është plotësisht i papranueshëm. Heqja e atributeve shtetërore të Kosovës në asnjë mënyrë dhe rrethanë nuk janë të pranueshme për KE të FFK-së”.

“Ndonëse nuk është e saktësuar, paraqitja me atributet e Kosovës vlen vetëm për ekipet përfaqësuese. Për aq më tepër për KE të FFK-së, është i papranueshëm edhe vendimi i KE të FIFA-s për moslejimin e zhvillimit të ndeshjeve brenda Kosovës pa konsultim paraprak me Federatën e Futbollit të Serbisë”, është thënë në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/