Site icon Telegrafi

Vendimi i gjykatës: Nuk ka Brexit pa pëlqimin e Parlamentit

Brexit series for FT.

Parlamenti britanik do të duhet të votojë rreth asaj nëse Britania të fillojë procesin e largimit nga Bashkimi Evropain, ka vendosur Gjykata e Lartë në Britani.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kjo nënkupton se qeveria britanike nuk mund që e vetme të bëjë aktivizimin e Artikullit 50 të marrëveshjes së Lisbonës, për nisjen e bisedimeve formane me BE-në.

Gjithashtu, kjo do të thotë se Parlamenti nuk mund të “ngrijë” një vendim të marrë nga shumica britanike përmes referendumit historik.

Qeveria ka njoftuar një ankesë kundër këtij vendimi dhe vendimi përfundimtar do të merret së shpejti në Gjykatën e Lartë.

“Gjykata nuk i pranoi argumentet e Qeverisë”, ka thënë gjyqtari.

“Ne do të apelojmë vendimin”, ka thënë kryeministrja Theresa May. /Telegrafi/

Exit mobile version