Në konferencën për shtyp të mbajtur me rastin e kthimit nga Zurichu, është bërë e ditur se vendimi definitivisht nuk do të shfuqizohet, por modalitetet e tij ende nuk janë vendosur.
Këto modalitete, apo ndryshime të cilat pritet të pasojnë në këtë vendim për miqësoret pritet të vendosen në mbledhjen e komitetit ekzektuiv të FIFA-s në shtator dhe jo në mbledhjen e 17 korrikut.
“Nuk është biseduar për vënien e ndonjë kushti siç ishte përmendur më parë. Unë kam kërkuar që këtyre miqësoreve të mos u vihet asnjë kusht”, ka theksuar kreu i FFK-së, Fadil Vokrri.
Pengesë e madhe në zhvillimin e futbollit kosovar dhe sidomos në ndërkombëtarizimin e tij është Serbia, e cila ka ndikim të madh në UEFA, që po reflekton me ngecje të proceseve derisa Kosova të jetë shtet anëtar i OKB-së. /Telegrafi/