Site icon Telegrafi

Vendim i ri në Zvicër rreth përdorimit të dronëve

Avokatët në Zvicër kanë ardhur në një përfundim të ri sa i përket dronëve- nëse një dron shkel hapësirën personale të dikujt, atëherë personi ka të drejtë që ta qëllojë atë.

Popullariteti i dronëve është në rritje e sipër te njerëzit në Zvicër. Ata përdoren zakonisht për argëtim apo regjistrim të videove të ndryshme.

Mirëpo, kjo pajisje po ashtu mund të përdoret për spiunim ose fotografim të palejuar për shembull fotografim i njerëzve në ballkonet e tyre.

Deri më tani, viktimat e dronëve nuk kanë mund të mbrohen nga mbikëqyrja përmes dronëve, mirëpo disa avokatë me bazë në Bazel, kanë ardhur në përfundim që në rast të spiunimit përmes dronëve, ata kanë të drejtë të qëllojnë. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version