Site icon Telegrafi

“Vendi i tij do të ishte para semaforëve”, komentatori i njohur bën komente raciste për Lamine Yamal

Një ngjarje mjaft tronditëse ka ndodhur në kanalin televiziv spanjoll Movistar, ku ish-portieri dhe ish-ndihmës trajneri i Atletico Madridit, tani komentator, German Burgos, ka dalë me një koment racist për Lamine Yamal.

Barcelona mori një fitore të madhe në udhëtim te Paris Saint-Germain mbrëmjen e së mërkurës duke fituar 3-2 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, përpara nisjes së ndeshjes në Parc des Princes, sensacioni adoleshent Yamal u shfaq në një segment të transmetuar nga rrjeti spanjoll Movistar, ku shihej duke zhongluar topin gjatë ngrohjes së Barcelonës.

“Shikoni cilësinë, shikoni prekjet nga Lamine Yamal”, tha një ekspert televiziv.

Më pas, kolegu i tij German ‘Mono’ Burgos, i cili më parë ka punuar si asistent i Diego Simeone si Atletico Madrid, ndezi polemika.

“Nëse ai nuk do të ishte lojtar i mirë, vendi i tij do të ishte para semaforëve”, tha Burgos.

Sipas ESPN, komenti që nxiti të qeshura nga të ftuarit e tjerë të studios u konsiderua “racist dhe klasist në aludimin e tij ndaj atyre që kërkojnë që shoferët të ndalojnë në semafor për para”. /Telegrafi/

Exit mobile version